Sulmuesi i Manchester United, Alexis Sanchez që momentalisht është huazim te Inter Milan është duke u kërkuar nga rivali, Roma.
Klubi italian dëshiron të përforcojë sulmin gjatë kësaj merkato dhe Sanchez është lojtari më i fundit në ‘radarin’ e tyre, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se Inter nuk do e kompletojë transferimin e Sanchez, ngase nuk është i kënaqur me përformancat, derisa as United nuk e do në “Old Trafford” dhe shpreson ta shesë në verë.

Mirëpo, problemi kryesor mbetet pagesa e Sanchez, i cili fiton 450 mijë euro në javë, kurse Roma mund ta paguajë vetëm gjysmën.
Nëse Sanchez pranon zvogëlimin e pagesës, atëherë Roma do provojë që në verë ta transferojë në “Olimpico”./arbresh.info.
Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...