Gjatë javës së fundit në Kosovë kanë rezultuar më shumë pacient të shëruar me Covid-19 sesa të infektuar.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar çdo natë mbi gjendjen e pandemisë në vend si dhe ka publikuar numrat e të infektuarve dhe të shëruarve.
A do të thotë kjo se ne kemi kaluar ‘pikun e pandemisë’?
Mikrobiologu, Xhevat Ibra, në një intervistë, për Arbresh.info, thotë se është e vështirë të parashikohet një gjë e tillë mirëpo thekson faktin se është shenjë e mirë numri i ulët i rasteve pozitive me Covid-19 në Kosovë.
“Është pak e vështirë të parashikohet se çka do të ndodhë tani në ditët apo javët në vijim, për momentin po shihet që kemi një numër më të ulët të rasteve pozitive dhe kjo është një shenjë e mirë” ka deklaruar Ibra.
Ai shton se tani hymë në një fazë tjerë ku duhet të kushtohet më shumë rëndësi pasi që lëvizja e njerëzve është më e madhe dhe mund të ketë edhe rrezik më shumë.
“Sa a do të vazhdojë kështu pritet ta shohim në ditët e ardhshme , dmth secilën ditë po kemi ma pak raste të reja. Është indeks i mirë që po duket që ka rënje të intensiteti të infeksionit, po tani duhet të kemi kujdes kur fillon hapja e bizneseve dhe dalje e njerëzve në ambiente të ndryshme.
Por, pavarësisht kësaj duhet të ruhet distanca që tashmë është bërë e qartë së duhet të jetë 1-2 metra” tha Ibra për arbresh.info.
Mjeku Xhevat Ibra, i porosit qytetarët që kur të fillojë lehtësimit i masave, lëvizja e qytetarëve, hapja e bizneseve, që të kenë kujdes të shtuar duke mos u ekspozuar në ambient të mbyllur dhe të merren parasysh udhëzimet e IKSHPK-së.
Kujtojmë që deri më tani në Kosovë numri i të infektuarve me Covid-19 ka shkuar në 823, prej tyre 336 raste të shëruar dhe 22 vdekje./arbresh.info/
I shkaktoi 2.5 milionë euro dëm Francës, arrestohet në Shqip...
Haradinaj shkon për ngushëllime tek familja Mushkolaj
Babai i Gjestit paraqitet në Gjykatë, aty ku po mbahet seanc...
Zgjidhet kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Menaxheri i Gjestit Bonarti pranë gjykatës, pret fillimin e ...
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...