Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në një intervistë për arbresh.info, ka deklaruar se komuna e Malishevës duhet të dalë nga karantina.
Ragip Begaj ka dhënë se 17 persona janë drejtë shërimit dhe se 5 të tjera janë shëruar nga koronavirusi.
“ Ne kemi bërë kërkesë që të komuna e Malishevës duhet të dalë nga karantina, edhe pse kjo nuk do të thotë se ne jemi të lirë të plotë po që është e nevojshme dalja nga karantina”,
Begaj për arbresh.info, bërë të ditur se ka biseduar me ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia, i cili e ka njoftuar se kërkesën e kësaj komune për të dalë nga karantina e ka dërguar ne qeverinë e Kosovës, dhe pret të shqyrtohet.
“Unë kam biseduar me ministrinë e shëndetësie, Arben Vitia, e kam njoftuar për gjendjen në komunën tonë, dhe ai me ka bërë të ditur se kërkesën për të dal nga karantina e ka dorëzuar në Qeverinë e Kosovës, dhe pret të i kthejnë përgjigje”.
I pari i kësaj komune, përmes arbresh.info ka bërë apel tek qytetarët, që të vazhdojnë ti respektojnë udhëzimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, për masat parandaluese të përhapjes së virusit korona (COVID-19).
Kujtojmë, se komuna e Malishevës, ka 50 ditë që është në karantinë pas numrit të madh të të prekurve me virusin COVID-19, ku pati edhe një person të vdekur./Arbresh.info/
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...