Me një postim publik në llogarinë e saj në Instagram, Dua Lipa shpreh mirënjohje dhe falënderime për kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ajo përgëzon punën e Ahmetit sa i përket masave të marra në luftën kundër koronavirusit.
Ajo po ashtu paralajmëron një intervistë live me Ahmetin të dielën në mbrëmje nga ora 21:00.
“Dëshiroj ta falenderoj shumë kryetarin e qytetit tonë, Prishtinës, z. Shpend Ahmeti për punën e pandalshme dhe kujdesin ndaj qytetarëve në luftën kundër COVID-19.
Ka qenë tejet mbresëlënëse me e pa bashkëpunimin e madh të komunës dhe qytetarëve, dhe masat të cilat secili prej jush i keni ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit.
Të dielen (nesër) do ta intervistojmë Kryetarin me PYETJET e JUAJA.
Pyete Kryetarin, duke dërguar pyetjet në [email protected], ndërsa unë do t’ia përcjelli ato gjatë intervistës që do ta kemi bashkë, këtë të diel në orën 21:00PM CET.
Ju dua shumë. Kujdesuni për veten dhe njëri-tjetrin. Shihemi të dielen mbrëma.” – shkruan këngëtarja në postimin e bërë.
https://www.instagram.com/p/B_sDkl-Bn4b/
Gjendet i vdekur një person në një fshat të Gjilanit – Polic...
Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radar...
Vëllai i 30-vjeçarit që u gjet sot shpërthen në lot, momenti...
Muzeu Etnografik Elbasan pasuron fondin me të tjera objekte ...
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...