Tarifa doganore 100% e vendosur ndaj mallrave serbe shpesh herë ishte bërë ‘mollë sherri’ mes Kosovës dhe SHBA-ve e vendeve të BE-së.
Madje për mos heqje të saj nga Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin pezulluar edhe Kosovën nga programi i ndihmës ekonomike “Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit”, MCC.
“Pozicioni i Shteteve të Bashkuara lidhur me tarifat e Kosovës ndaj mallrave nga Serbia është i qartë. Heqja e këtyre tarifave do të përmirësojë ekonominë e Kosovës dhe do të ndihmojë në uljen e varfërisë përmes rritjes ekonomike. Derisa të zgjidhet çështja e tarifave të Kosovës, MCC do të pezullojë programet e saj në Kosovë”, thuhej në njoftim.
E eksperti i ekonomisë dhe ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu në një intervistë dhënë për arbresh.info ka komentuar këto dhe të tjera zhvillime në vend.
Ai ka thënë se Qeveria aktuale nuk i ka kuptuar termat bazik të të qenit politikan.
Gerxhaliu ka shtuar se ajo është fokusuar në folklorizma dhe të kaluarën duke rrezikuar ngulfatjen e së ardhmes.
“Besoj se duhet të kuptojnë politikanët e Kosovës qoftë sot apo në të ardhmen se politikan kuptimplotë do të jesh nëse i kupton tri terme bazike, fleksibilitetin, kompromis dhe sakrificë. E duket se Qeveria aktuale nuk e ka pas këtë gatishmëri por duhet kuptuar se me patriotizëm folklorik e duke humbur kohë për ta hijeshuar të kaluarën ngulfatet ardhmëria. Neve na duhet një ardhmëri që është e bazuar në zhvillim ekonomik dhe partneritet me vendet mike, nuk duhet të mendohet se krejt bota është Kosova, të jemi arrogant dhe të sillemi me komoditetin që nuk e ka”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se anulimi i fondeve dhe projekteve dëmton perspektivën zhvillimore të Kosovës
“Përkeqësimi i raporteve me SHBA-të dhe vendet e Evropës ka ndikuar që shumë fonde dhe projekte të mbesin të parealizuara dhe në këtë drejtim po dëmtohet perspektiva zhvillimore e Kosovës dhe vërtet duhet të bëhet sa më tepër që është e mundur që të s’lirohen nga popullzimi i së kaluarës dhe të drejtohen drejt ardhmërisë me miqtë ndërkombëtarë që vërtetë e kanë meritën më të madhe që Kosova është shtet”,ka shtuar a
Sipas tij Kosova është produkt i diplomacisë ndërkombëtare dhe duhet bashkëpunim me ta.
“Në rend të parë Kosova është produkt i diplomacisë ndërkombëtare dhe në këtë drejtim decitivisht pa kontributin e SHBA-ve dhe shteteve evropiane do të kishte qenë e pamundur ta kemi këtë liri dhe Kosova me pavarësi. Në rend të dytë edhe shtetet më të zhvilluara ekonomikisht në botë nuk mund të mbijetojnë ekonomikisht dhe politikisht pa partneritet të mirëfilltë pa SHBA-të dhe vendet evropiane, prandaj prishja e raporteve apo përkeqësimi i tyre me këto shtete i bën dëme ardhmërisë së Kosovës dhe Kosova nuk e ka këtë komoditet të sillet ndaj miqve ndërkombëtar dhe ndaj këtyre fuqive ekonomike e politike në këtë formë”, ka shtuar ai.
Gërxhaliu ka shtuar se Kosova pa partneritet me SHBA-të dhe Evropën nuk mund të ketë zhvillim ekonomik.
“Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa partneritet me shtetet evropiane dhe SHBA-të, nuk mund të ketë partneritet ekonomik me këto shtete mike pa sundim të rendit dhe ligjit. Kosova është në në situatë shumë të komplikuar dhe nëse vazhdohet në këtë mënyrë kam dro se do të ballafaqohet me dy të këqija, e keqja e parë që është më e mirë është fakti se sot është keq por e keqja më e madhe është se nesër do të jetë edhe më keq”, ka thënë ai.
Ndërsa sipas tij zhvillimet e fundit politike jo vetëm që largojnë investitorët por edhe vet bizneset kosovare.
“Është e pamundur të mendohet se me këtë qasje politike dhe joseriozitet është do të jetë atraktive për investime të huaja, ajo çka është më shqetësuese kanë dro se fal një jostabiliteti politik dhe ndërrimit të shpeshtë të Qeverive jo vetëm që nuk do të ketë investitor të huaj por edhe bizneset kosovare do të kërkojnë mundësi për tu larguar nga vendin sepse vërtetë është krijuar një ambient i padëshiruar i pa toleruar dhe në dëmet e ardhmërisë së Kosovës”, ka shtuar ai.
Sipas ekspertit të ekonomisë dhe ish kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliut është e dhimbshme që qytetarët e Kosovës përveç koronavirusit të ballafaqohen edhe jostabilitet politik që është më i rrezikshmi.
“Në rënd të parë duhet ta pranojmë realitetin e hidhur që pas pandemisë koronavirus, bota më nuk do të jetë siç ka qenë më parë. Duhet të kemi një rirenditje të re globale dhe edhe Kosova duhet të jetë pjesë e këtyre proceseve. Shqetësuese është fakti se derisa vendet e rajonit dhe të botës ka vetëm një sfidë atë të koronavirusit dhe si të minimizohen pasojat nga kjo pandemik, Kosova dhe qytetarët e saj po ballafaqohen me tri pandemi, e para koronavirusi, pandemia ekonomike-sociale që është mjaftë shqetësues dhe e treta është pandemia politike dhe jostabiliteti politik që vërtetë është më i rrezikshëm sesa e para dhe e dyta”, ka përfunduar ai./arbresh.info/
Gjendet i vdekur një person në një fshat të Gjilanit – Polic...
Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radar...
Vëllai i 30-vjeçarit që u gjet sot shpërthen në lot, momenti...
Muzeu Etnografik Elbasan pasuron fondin me të tjera objekte ...
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...