Shefi i GP të AAK-së dhe kryetari i Degës së AAK në Deçan, Daut Haradinaj, ka publikuar një shënim në Facebook për të uruar 20-vjetorin e themelimit të AAK-së.
Haradinaj ka uruar posaçërisht deçanasit, për fitoret e përsëritura ndër vite të Aleancës.
Ai po ashtu ka thënë se përkundër padrejtësive nga drejtësia ndërkombëtare ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, partia ka mbetur shtyllë e fortë në shtetndërtimin e Kosovës.
Shënimi i plotë: Sot AAK shënon 20-vjetorin e themelimit dhe me këtë rast dëshiroj që, si kryetar i Degës në Deçan, t’i uroj të gjithë qytetarët e Deçanit që e mbështesin AAK-në dhe e nxjerrin fituese pothuajse për 20 vite me radhë. Edhe përkundër padrejtësive që iu bënë kreut të forcës sonë politike nga drejtësia ndërkombëtare, AAK në nivel nacional ishte dhe mbeti shtyllë serioze në shtetndërtimin e Kosovës. Në pamundësi fizike për t’i falënderuar aktivistët dhe votuesit e AAK-së, nëpëmjet këtij shkrimi dëshiroj t’i falënderoj një për një, në Kosovë dhe kudo që ata gjinden në botë!.
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...