17 persona nuk respektuan dispozitat shëndetësore gjatë pandemisë

13:39 | 2 Maj 2020
A Z

Në raportin 24 orësh të policisë është bërë e ditur se dje 17 persona nuk kanë respektuar masat e vendosura nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Prizreni me 8 persona ishte qyteti që pati më së shumti njerëz që nuk e respektuan këtë vendim.

Ndërsa Mitrovica e Veriut pati 3 persona që nuk e respektuan masën e policisë, Prishtina dhe Gjilani patën nga 2 persona, kurse me nga një person janë Peja dhe Mitrovica e Jugut.

Shpërndaje në rrjete sociale