Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mbajtur konferencë për medie, për 20 vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Haradinaj me këtë rast tha se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese në përpikmëri.
“AAK sot i ka mbushur 20 vjet dhe qindra mijëra aktivist për 20 vjet me radhë e kanë bërë Aleancën pjesë të historisë politike të Kosovës. AAK në jetën e vet politike ka qenë pjesëmarrëse e të gjitha proceseve që ka kaluar Kosova. AAK ka qeverisur në dy mandate. Në mandatin e parë është krijuar MPB dhe ajo e Drejtësisë kompetencë e marrë nga UNMIK. Në drejtimin e AAK kemi vendosur themelet e pavarësisë së Kosovës, ju kujtohet standardet para statusit, gjë e cila ka kulmuar me pavarësisë e Kosovës. Në planin lokal AAK ka qenë ndër partitë më të suksesshme ajo ka qeverisur e bashkë qeverisur në të gjitha komunat. Sot AAK udhëheq me 7 komuna dhe bashkëqeverisë me po aq”, ka thënë ai./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/534788640731112/
Vetura bie në humnerë në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, një p...
Kupa e Kosovës rikthehet me gjysmëfinalet që premtojnë spekt...
Basha: Pa drejtësi për viktimat, plagët e së kaluarës nuk mb...
Porositi vrasjen e Marius Hasallës, dënohet me 25 vite burg ...
Me ftesë të Presidentit të Emirateve, Presidentja Osmani udh...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga kryet...