Fundjava e parë e majit do të tregohet disi tolerante me grupin më të rrezikuar nga Covid-19, atë të moshës së tretë.
Sot dhe nesër, pensionistët do lejohen të lëvizin deri në orën 10:00 paradite, ndërsa prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do mund të dalin nga ora 11:00 deri në 17:30.
Po kështu, sot do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30, ndërsa nesër janë të gjitha të mbyllura.
Më poshtë po ju rikujtojmë statusin e kryeministrit Rama në Facebook:
? TË SHTUNËN 2 MAJ DHE TË DIELËN 3 MAJ, PENSIONISTËT DO TË LEJOHEN TË DALIN LIRISHT DERI NË ORËN 10.00?
TË GJITHË TË TJERËT NË SHTËPI BRENDA KËSAJ FASHE ORARE?
? TË SHTUNËN 2 MAJ DHE TË DIELËN 3 MAJ, PRINDËRIT ME FËMIJËT DERI NË 14 VJEÇ DO TË LEJOHEN TË DALIN LIRISHT NGA ORA 11.00 DERI NË ORËN 17.30?
? TË SHTUNËN 2 MAJ DO TË QËNDROJNË HAPUR VETËM USHQIMORET DHE FARMACITË DERI NË ORËN 17.30?
TË DIELËN TË GJITHA MBYLLUR?
? GJATË TË SHTUNËS 2 MAJ DHE TË DIELËS 3 MAJ DO TË NDALOHET KATEGORIKISHT QARKULLIMI I AUTOMJETEVE PRIVATE⛔️
? KUJDES! NGA SJELLJA E DUHUR NË DISTANCIMIN SOCIAL DHE ZBATIMI I RREGULLIT BAZË TË MOSGRUMBULLIMIT JASHTË QELIZËS FAMILJARE GJATË FASHËS ORARE TË LËVIZJES KËTË FUNDJAVË, VARET ECURIA E MËTEJSHME POZITIVE E KËSAJ LUFTE DERI KËTU TË ZHVILLUAR SHKËLQYESHËM, PO EDHE VENDIMMARRJA JONË PËR MË TEJ?
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...