Këshilltari i presidentit të Kosovës, Adil Behramaj ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti i paska dhënë të drejtë vetës ta gjykojë edhe Gjykatën Kushtetuese.
Behramaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se pavarësisht pëlqimit apo mospëlqimit të vendimeve të saj, Gjykatës Kushtetuese ia respektojnë të gjithë autoritetin dhe pavarësinë.
“Ndërsa, si kryeministër në detyrë i Qeverisë së Kosovës, ky edhe zyrtarisht e paska quajtur joprofesionale dhe të anshme”.
Postimi i tij i plotë:
Gjykata Kushtetuese është autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën. Ajo është e pavarur në kryerjen e përgjegjësive të saj. Por, para 9 ditësh, Albin Kurti si kryeministër në detyrë i paska dhënë vetës të drejtë ta gjykojë edhe Gjykatën Kushtetuese!
Pavarësisht pëlqimit apo mospëlqimit të vendimeve të saj, Gjykatës Kushtetuese ia respektojnë të gjithë autoritetin dhe pavarësinë. Ndërsa, si kryeministër në detyrë i Qeverisë së Kosovës, ky edhe zyrtarisht e paska quajtur joprofesionale dhe të anshme. Si të kundërligjshme dhe si presion mbi Qeverinë i paska cilësuar edhe njoftimet e saj.
Në këtë “përkujtesë” zyrtare, Kurti e paska akuzuar Gjykatën Kushtetuese edhe për privilegjim të parashtruesve të kërkesave. Dhe, për të mos u mjaftuar me kaq, autoritetin përfundimtar të interpretimit ligjor në Republikën e Kosovës, që çdo institucion as nuk ia komenton vendimet, por thjesht i zbaton, Albin Kurti si kryeministër në detyrë edhe e paska kërcënuar!
Kjo nuk guxon të ndodhë në një shtet demokratik, por Kurti me këtë qasje po tregon që për gjithçka si autoritet përfundimtar e njeh vetëm veten e tij!
&
Parashikimi i motit për të enjten
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...