Një maune më fotografi të presidentit rus Vladimir Putin është futur sot nga Serbia në Kosovë, dhe ka qarkulluar nëpër rrugët e Pejës.
Policia e Kosovës bën të ditur se janë ndaluar dy muane përkatësisht dy ngasësit e mauneve që kanë hyrë nga Serbia në Kosovë.
Fadil Gashi, nga zyra për informim e policisë Rajonale të Pejës për arbresh.info ka deklaruar se janë ndaluar dy mauna njëra me fotografi te presidentit rus, Vladimir Putin e tjetra me fotografinë e shkrimtarit Vuk Karaxhiq
“Sot në orët e pasdites patrolla e Policisë të Stacionit të Pejës, ka ndaluar dy mauna, në njërën me fotografin e presidentin rus, Vladimir Putin, ndërsa në tjetrën fotografia e shkrimtarit Vuk Karaxhiq, I kemi ndaluar dhe i kemi shoqëruar në stacionin policor, ku janë duke u intervistuar nga hetuesit . Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit”, ka thënë Gashi./arbresh.info/

Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë