Lidhja demokratike e Kosovës ka mbajtur një mbledhje me strukturën udhëheqëse të saj, në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend sa i përket qeverisë së re.
Kreu i kësaj partie Isa Mustafa para mediave tha se biseduan edhe për kërkesën e 61 deputetëve që të ftohet seanca nesër për zgjedhjen e qeverisë së re.
“Jemi të gatshëm që çdo moment të shkojmë në kuvend të formohet qeveria por edhe të respektojmë gjithçka siç thotë gjykata kushtetuese. Nuk dyshojmë që të gjitha masat që janë marrë deri tani nuk janë kushtetuese dhe askush përpos Gjykatës Kushtetuese nuk ka të drejtë të pengojë mbajtjen e seancës.” Tha Musatafa
Kreu i LDK-së u shpreh po ashtu se nuk e kanë përfunduar koalicionin me AKR-në.
“Jemi marrë vesh që ata të jenë pjesë e koalicionit mirëpo do të bëjmë marrëveshjen tutje se cilat pozita do t’iu takojnë”, tha ai./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/275335300139933/
Osmani në përvjetorin e Masakrës së 3–4 shkurtit 2000 në Mit...
Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme për çë...
Gimbo flet pas tragjedisë në familjen e Gjestit: Kam qëndrua...
Jetë përrallore me 120 vetura e vila luksoze, dënohet me bur...
Ftohet seanca për buxhetin e Prishtinës, këto janë investime...
ZRRE hedhë poshtë pretendimet se rryma nuk do të shtrenjtohe...