Japonia ka konfirmuar 187 raste të reja të koronavirusit dhe 17 viktima, gjatë 24 orëve.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 14,993 raste kurse numri i të vdekurve në 458. Prej tyre 712 të infektuar dhe 13 të vdekur janë nga anija Diamond Princess e cila është karantinuar në Gjirin Yokohama për dy javë të tëra gjatë muajit shkurt, shkruan portali arbresh.info
Dje kryeministri, Shinzo Abe tha se planifikon të zgjat periudhën emergjente në vend e cila ishte e paraparë deri më 6 maj.
“Unë mendoj se do të jetë shumë vështirë t’i kthehemi normaliteti pas 7 majit. Ne duhet të përgatitemi për të rezistuar. Unë do të shqyrtoj disa mendime të ekspertëve se sa gjatë kufizimet duhet të qëndrojnë,” u tha gazetarëve./arbresh.info/
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur