Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka arritur në Aeroportin Ndëkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Para medieve, Pacolli tha se nuk e di si do të jenë procedurat ndaj tij.
‘’Unë do ti rrespektoj si gjithë qytetarët e tjerë’’, tha Pacolli
Pacolli u shpreh se më të mberritur në aeroport ka kryer kontrollet.
I pari i AKR-së u shpreh i zhgënjyer me postimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Nuk e di si jan procedurat. Është e pa pranueshme të paragjykohet dikush me arrestim. As ni moment nuk jam shprehë të veproj jasht normave. Unë se kam thirrë askënd në Kosovë që t’i iku procedurave. Unë do t’i nënshtrohem procedurave. Nuk e di se cka do të ndodhë tash. Nuk rezistoj i respektoj normat që janë marrë për të gjithë qytetarët. As unë s’do jem mbi qytetarët’’, tha Pacolli
‘’Postimi i kryeministrit ne ikje nuk më ka pëlqy. Une nuk jam kriminel jam qytetar, në ditën kur kam dashtë të vij n Kosovë e kam bë testin dhe kam dal negativ. Unë sot jam kontrollu i kam kryer procedurat. Nuk e di ku do të shkoj nga këtu’’, tha Pacolli./arbresh.info
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...