Arsenal është i interesuar për të mbajtur në skuadër mesfushorin e Real Madrid, Dani Ceballos.
Spanjolli është huazim deri në fund të sezonit të “Topçinjtë” dhe gjatë këtij sezoni ka bërë 24 paraqitje në të gjitha garat, transmeton portali arbresh.info.
Sipas AS, “Los Blancos” janë të gatshëm ta lejojnë Ceballos të mbetet në “Emirates”, por kanë kërkuar nga gjiganti anglez 44 milionë euro.

Arsenal është prekur shumë nga kriza e koronavirusit, andaj është duke u munduar të transferojnë lojtarë të rinj ose të bëjnë shkëmbime dhe kjo mund të shkaktojë që Ceballos të rikthehet në “Santiago Bernabeu”.
Thuhet se skuadra londineze është duke provuar t’ia vazhdojë huazimin edhe për një sezon./arbresh.info.
Wolves zyrtarisht bie nga Premier League
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance udhëton drejt Pakistani...
Mblidhen disa komisione parlamentare, projektligje të shumta...
Vizita në Emiratet e Bashkuara Arabe, kryeministri Rama ndan...
Çfarë thuhet në raportin e Amnesty International për Kosovën...
Vrasja e Liridona Ademajt, sot shpallet aktgjykimi