Gjatë 24 orëve të fundit, në Serbi nga koronavirusi i ri (COVID-19) kanë vdekur gjashtë persona të tjerë, kurse në të njëjtën periudhë 222 të tjerë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, duke e ngritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 8.497, sipas autoriteteve të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga dje janë testuar 5.446 persona, prej të cilëve 222 rezultuan pozitivë me COVID-19.
Në spital janë shtruar 2.517 pacientë, ndërsa 79 pacientë janë në respirator.
Në 24 orët fundit kanë vdekur gjashtë persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 168.
Deri më tani në Serbi janë shëruar 1.260 persona
Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë testuar 73.363 persona.
Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështe...
Sigal Prishtina mbetet pa trajner, zbulohet arsyeja e largim...
Syla për arrestimin e Lozhanit në Serbi: Iu gjet në xhep kar...
Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin du...
Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja
Rodrygo merr një lajm tronditës para ndeshjeve të play-offit...