Presidenti i Egjiptit, Abdulfettah es-Sisi, duke filluar që sot në mbrëmje shpalli gjendje të jashtëzakonshme për 3 muaj.
Presidenti i Egjiptit, Abdulfettah es-Sisi, duke filluar që sot në mbrëmje shpalli gjendje të jashtëzakonshme për 3 muaj, tranmseton arbresh.info
Sipas dekretit të publikuar në Fletoren Zyrtare duke filluar nga or 01.00 e 28 prillit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për 3 muaj.
Sipas kësaj forcat e armatosura dhe policia u ngarkuan me detyrë për të marrë masat e nevojshme për luftën kundër terrorit, sigurinë e vendit, mbrojtjen e pronës publike dhe private dhe sigurinë e jetës së qytetarëve.
Gjithashtu edhe kryeministri u pajis me autorizimin e dhënë presidentit sipas ligjit numër 162 të gjendjes së jashtëzakonshme.
Bëhet e ditur se ata që nuk zbatojnë vendimet e Presidencës do të burgosen.
Arsye për vendimin e marrë tregohet gjendja e rrezikshme në të cilën ndodhet vendi nga aspekti shëndetësor dhe ai i sigurisë./arbresh.info/
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...
Fundi i vetmisë dhe lidhjeve të këqija: Pesë shenja që në sh...
Çfarë shkakton migrenën?