Ditët e fundit në mediat ndërkombëtare është janë shpërndarë disa lajme ku dyshohet se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mund të ketë vdekur pas një operacioni të ndërlikuar.
Ndërkohë në disa media është bërë virale një foto ku duket një person i ngjashëm me Kim Jong Un në një arkivol prej xhami.
Megjithatë fotoja nuk i përket Kim Jon Un. Ashtu siç raporton media britanike The Sun, imazhi është realizuar në vitin 2011 në funeralin e Kim Jong-il, i cili ndërroi jetë nga një sulm në zemër. Fillimisht fotografia u publikua nga media japoneze HKSTV dhe më pas u shpërnda nga media të tjera të huaja.
Spekulimet për gjendjen shëndetësore të Kim Jong Un nisën pasi mungoi në festimet e ditëlindjes së gjyshit të tij më 15 prill. Kim, i cili është 36 vjeç nuk është parë në publik që me 11 prill.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...