Punësimi mbi baza familjare dhe lidhje me partitë politike ka qenë i pranishëm edhe në Ndërmarrjen Publike, “Ibër-Lepenc”.
Kështu ka vlerësuar Qeveria e Kosovës pas shkarkimit të bordit të ndërmarrjes, shkruan arbresh.info.
Qeveria ka gjetur edhe humbje dhe mosrealizim të projekteve të parapara nga Ibër-Lepenci
“Qeveria ka shkarkuar bordin duke pasur parasysh këto gjetje:
◦ Nuk është realizuar projekti “Riparimi i kanalit kryesor Mihaliq–Besi”.
◦ Nuk është realizuar projekti “Sanimi i rrëshqitjes së dheut” nga viti 2018. Vlera e kontratës ishte gati 500 mijë euro.
◦ Qeveria e Kosovës ka marrë 22 milionë euro kredi për Ibër-Lepencin, për të mbështetur projektin “Siguria e ujit dhe mbrojtja e kanalit”. Gjatë tri vjetëve prej se ka filluar implementimi, janë disbursuar vetëm 2 për qind e mjeteve.
◦ Ekspertët thonë se Ibër-Lepenci mund të operojë me më pak punëtorë.
◦ Më 2017, 73 për qind e të hyrave janë dhënë për paga e mëditje. Por ndërmarrja ka planifikuar të shtojë punësimin në planin e 2018-tës. Punëtorët e rinj janë punësuar më 2019.
Konfirmohet, Bekë Berisha kandidat për kryetar të Prishtinës
Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën, Hasani: Shqipëria, në an...
Osmani: Vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton përparimin n...
Zanetti për Botërorin e klubeve: Format i ri me shumë presti...
Trump: Bisedë shumë e mirë me presidentin e Kinës
OVL UÇK: Të përfundojë menjëherë trajtimi çnjerëzor dhe posh...