Në këto ditët e fundit në mediat angleze është duke u raportuar se Liverpooli ka hapur bisedimet me Kylian Mbappen për të kaluar në Anfield.
Jurgen Klopp kishte telefonuar babain e sulmuesit francez për t’i bindur ata që të kalonin në Ligën Premier në këtë verë.
Por, AS raporton se Real Madridi është ende favorit për transferimin e yllit të Paris Saint-Germain në fund të këtij edicioni.
Coronavirusi ka shkaktuar një krizë financiare te klubet nëpër Evropë dhe kjo gjë mund të bëjë që Mbappe mos të kalojë në Santiago Bernabeu.
Mbretërit ka kohë që lidhen me një transferim të 21-vjeçarit, mirëpo që PSG po refuzon të shesë atë në këtë verë.
Madje thuhet se nga kriza e shkaktuar prej pandemisë botërore, vlera e Mbappes do të bije në rreth 40 milionë euro.
Numërohen 50 për qind e votave, 5-shet e para të partive mbe...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron një sulm më të thell...
Sorloth dëshiron Juventusin, por ka një problem
Prokuroria Speciale jep detaje për dy operacione, me mbështe...
Vashat e Shqipërisë sigurojnë fazën play-off të Botërorit 20...