Mbreti Selman i Arabisë Saudite, ka kërkuar që të hiqen pjesërisht masat e bllokimit në mbretëri, ndërsa Meka do të vazhdojë të jetë e mbyllur nën kujdes 24 orësh.
Lejimi i qarkullimit do të bëhet nga sot, prej orës nëntë në mëngjes deri në orën 17, derisa qendrat tregtare, shitjet me shumicë dhe pakicë, do të hapen vetëm në ditën e gjashtë të Ramazanit, deri në ditën e 20-të të këtij muaji të shenjtë, apo nga data 29 prill deri më 13 maj, transmeton Telegrafi.
Gjatë ditës së sotme, Arabia Saudite ka raportuar për 16,299 të infektuar me coronavirus dhe 136 të vdekur, që është numri më i lartë në krahasim me shtetet tjera të Gjirit.
Në fillim të muajit, është kërkuar bllokim i tërësishëm për qytetet e shenjta Meka dhe Medina, që të mbahen për 24 orë nën vëzhgim, derisa pelegrinazhi i njohur si Umrah është ndaluar për tërë vitin, nga frika e shpërndarjes së pandemisë.
Ka mundësi që pelegrinazhi i përvitshëm, Haxhi që këtë vit zhvillohet në muajin korrik, do të anulohet nga frika e përhapjes së coronavirusit, që do të jetë hera e parë e këtij anulimi, në historinë moderne të Arabisë Saudite.
Vitin e kaluar, më se 2.5 milionë njerëz e kanë vizituar Arabinë Saudite, për të kryer ritualet e Haxhit, si një prej obligimeve kryesore të fesë myslimane.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...