Është ndërprerë paraqitja e këngëtarit të mirënjohur Shkëlzen Jetishit që është paraparë të mbahet nëpër disa lagje të qytetit të Gjakovës.
Kjo për arsye se gjatë këndimit të Jetishit, janë grumbulluar grup njerëzish të cilët nuk i kanë respektuar rekomandimet që të mbahet distanca.
Këtë e ka treguar vetë Xeni gjatë performancës së tij me djalin Korabin.
“Zonja dhe zotrërinj më vjen keq por me urdhër të drejtorit të përgjithshëm duhet ta ndërprejmë. Kjo është po më duket si pasojë e mosrespektimit të largësisë dhe distancës. Më vjen shumë keq”, ka thënë ndër të tjera Xeni.
Performanca e dyshes Shkelzen i dhe Korab Jetishi ka filluar në orën 13:30 në rrugën “Bardhyl Çaushi”, për të vazhduar përmes rrugës “Nënë Tereza”, pastaj tek banesat kolektive në Bllokun e Ri rruga “Anton Çetta” si dhe tek banesat në rrugën “Bujar Roka”./Express
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...