Pep Guardiola vazhdon të insistojë në transferimin e Leonardo Bonuccit.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është i ‘etur’ të josh Leonardo Bonuccin, për transferim në ‘Etihad Stadium’ këtë verë, por siç mëson ‘Goal’, Juventus nuk e ka ndërmend të shes mbrojtësin.
Bonucci pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te Juventus, duke arritur të regjistrojë 372 paraqitje, dhe të fitojë 14 trofe.
32 vjeçari kishte marrë vendim befasues për t’iu bashkuar Milanit në vitin 2017, dhe pas një sezoni, u rikthye në shtëpinë e tij në Torino.
Lojtari krejt vonë ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 me Juventusin, duke lënë të kuptohet se pjesën e mbetur të karrierës do ta kalojë në ‘Allianz Stadium’.
Pas gjithë kësaj, duke e vështirë që Guardiola të transferojë atë te Manchester City i tij, për t’ia dhënë vendin e lënë nga Vicente Kompany.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...