Cristiano Ronaldo do ta veshë fanellën e Juventusit edhe për të paktën dy vite.
Ai iu bashkua Zonjës së Vjetër nga Real Madridi verën e vitit 2018 dhe nënshkroi kontratë katër vjeçare.
Pavarësisht se lidhet me Paris Saint-Germain, Tuttosport siguron se portugezi ka për qëllim që të respektojë kontratën dhe të qëndrojë në Torino deri më 2022.
35 vjeçari po i kalon këto ditë krize për shkak të COVID-19 në Madeira bashkë me të dashurën dhe fëmijët.
Ai ka shënuar 25 gola dhe ka dhuruar katër asiste në 32 paraqitje për Zonjën e Vjetër para se sezoni të ndërpritet. /Gazeta Express/
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...
FIFA rrit përsëri çmimet e biletave
Ministri shqiptar: Samiti i Diasporës, platformë kyçe për ba...
Rritja e faturave të energjisë për shkak të luftës, Starmer ...
Partitë pajtohen që rezoluta e PDK’së për luftën të votohet ...