Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas deklaratës së këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, se pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë vrarë civilë serbë.
“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare. Kauza e popullit shqiptar për çlirim e pavarësi ka qenë e drejtë. Gjykata Speciale ka qenë gabim dhe e dëmshme, e cila ka vendosur paralele në mes të Kosovës dhe Serbisë për krimet e luftës. Ata që e kanë votuar këtë Gjykatë i kanë bërë dy goditje të mëdha shtetit të Kosovës, duke goditur luftën çlirimtare dhe duke goditur sistemin e brendshëm të drejtësisë në Kosovë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
“Pushtetet e kaluara asnjëherë s’i kanë trajtuar seriozisht krimet e luftës, i kanë lënë pa kapacitete institucionet e drejtësisë por qeverisja jonë ka zotime të qarta në këtë drejtim”, është shprehur ajo.
“Krimet e luftës nuk mund të vjetërohen dhe kriminelët do të dalin para drejtësisë!”, ka thënë Haxhiu.
Presidentja e Maqedonisë së Veriut uron Kosovën për 18-vjeto...
Ambasada e Gjermanisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarës...
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit