Në Itali autoritetet informojnë se situata e përhapjes së Covid-19 shfaqet qartë se është drejt përmirësimit dhe pse numri i viktimave që shënohet ditë pas dite mbetet preokupues.
Virusi vazhdon të qarkulloj e masat e sigurisë së distancimit social do të vazhdojnë dhe pas nisjes së fazë 2 të heqjes së regjimit të izolimit.
Në Itali sot janë regjistruar 420 viktima në 24 orët e fundit e 3021 raste më shumë se një ditë më parë.
Numri aktual i personave të infektuar me koronavirus është 106 527, 321 më pak se dje, ndërsa numri i të infektuarve që nga nisja e pandemisë është 192 994
Numri total i viktimave ka arritur 24 959.
Numri i të shëruarve është rritur më 2922 persona më shumë se një ditë më parë e numri i përgjithshëm i tyre është 60 498.
Në repartet e terapisë intensive janë regjistruar 94 pacientë më pak e numri i tyre ak zbritur në 2173,
Në Itali janë kryer deri më sot 1 642 356 tamponë ndaj 1 147 850 persona./oranews
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...