Kryeministri shqiptar Edi Rama në bashkëbisedimin që zhvilloi me qytetarët në rrjetet sociale konfirmoi se në fundjavë do të rikthehet bllokimi total i lëvizjes, ashtu edhe si javën e kaluar.
Nga e premtja në orën 17:30 deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit të gjithë duhet të qëndrojnë në shtëpi, përveç atyre që duhet të shkojnë në punë.
“Për nesër, të shtunën dhe të dielën njësoj si fundjavën e kaluar, përveç atyre që shkojnë në punë. Jemi në një situatë pozitive, por kjo është e përmbysshme nëse ne e lëshojmë”.
Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se u konfirmua edhe frika e tij për personat që ktheheshin nga Greqia duke iu referuar personit të parë të prekur me Covid-19 që po qëndron në karantinë në hotel.
“E patë që një nga ata që u kthyen nga Greqia rezultoi me koronavirus. Po të kishte shkuar në shtëpi do kishte shtuar dhe një vatër tjetër në Përmet. Nëse do të hapnim kufirin, nuk do të kishim këtë situatë”./A2 CNN
1 muaj paraburgim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë...
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...