Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Leeds Unitedit dhe Blackburn Roversit, Dominic Matteo, e ka konfirmuar se ai është shëruar plotësisht pas trajtimit që ka marrë pas diagnostikimit me tumor në tru.
Ish-futbollisti skocez shkroi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter për ta konfirmuar këtë lajm, transmeton Gazeta Express.
“Dje e mora ATË telefonatën, telefonatën për të cilën kam qenë duke u lutur…. skanimi i trurit më doli mirë”, shkroi Matteo.
“Pas gjashtë muajve frikë, dhimbje, operacion e trajtime. Jam i shëndetshëm! Më duket e pabesueshme! Infermieria e Përgjithshme e Leeds dhe spitali St.James ma shpëtuan jetën. Ata ishin thjesht të mrekullueshëm. Falënderimet nuk do të mjaftojnë kurrë”.
45-vjeçari ishte bërë operacion në nëntor pas diagnostikimit fillestar, mirëpo të enjten e shpërndau një foto të veten para spitalit të Leeds, që sugjeronte se ai e kishte përfunduar me sukses trajtimin e tij.
Matteo e kishte nisur karrierën e tij në Liverpool dhe i kishte bërë 155 paraqitje për gjigantin anglez mes viteve 1993 dhe 2000, para se të transferohej në Leeds United. Ai e ndihmoi Leedsin të arrinte deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në vitin 2001 dhe më vonë e fitoi edhe shiritin e kapitenit.
Ai luajti edhe për Blackburn Roversin dhe Stoke Cityn para se të pensionohej në vitin 2009, ndërsa i bëri edhe gjithsej gjashtë paraqitje për ekipin kombëtar të Skocisë mes viteve 2000 dhe 2002.
1 muaj paraburgim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë...
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...