Në Maqedoninë e Veriut janë arrestuar 45 persona brenda 24 orëve, meqë të njëjtin kanë shkelur orën policore.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe 66 persona nuk kanë respektuar orën policore prej të cilëve 45 janë arrestuar, katër janë paralajmëruar ndërsa për të tjerët policia ka marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit është marrë vendim për izolimin e 116 personave, shkruan Alsat.
Ndërsa, 35 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.
Policia ne Maqedoninë e Veriut ka kryer 2.810 kontrolle të personave në izolim dhe vetizolim, ku janë regjistruar dy shkelje të masës së vetizolimit.
E 20 persona të tjerë janë futur në karantinë shtetërore gjatë 24 orëve të fundit.
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...