Presidenti Pendarovski, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emër të tij, i shprehu ngushëllimet e tij Presidentit Sergio Mattarella dhe qytetarëve të Republikës së Italisë për numrin e madh të vdekjeve dhe shprehu solidaritet me vendin, i cili është ndër më të goditurat nga pandemia e COVID-19.
Të dy presidentët shkëmbyen informacione për situatën në të dy vendet, në kontekstin e trajtimit të pasojave të pandemisë.
Presidenti Pendarovski informoi Presidentin Mattarella për masat dhe veprimet e ndërmarra nga autoritetet shtetërore për t’u marrë me krizën.
Në një bisedë telefonike, Presidenti Pendarovski theksoi nevojën për një reagim gjithëpërfshirës evropian për ballafaqim me efektet e krizës, i cili përveç parandalimit të përhapjes së virusit dhe sigurimit të pajisjeve mjekësore dhe mbrojtëse, duhet të përqendrohet edhe në mbështetjen e ekonomisë, biznesit dhe mbrojtjes së vendeve të punës të qytetarëve./Telegrafi
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...