Mishi është padiskutim një ndër ato produkte që nuk mungon kurrë në tryezën e shqiptarëve, pavarësishe se nutricionistët apo dietologët këshillojnë që të mos abuzohet me konsumin e tij.
Kjo lidhet ngushtë edhe me traditën kulinare të vendit tonë, e cila bazohet kryesisht tek brumërat dhe mishi.
Në recetën e sotme do t’ju tregojmë si të gatuani rosto, por jo nga ajo tradicionalja, rosto me qumësht që të lëpini gishtat.
Përbërësit për 6 persona:
1 kg filetë viçi • 300 ml qumësht me yndyrë – i vakët • 50 g pançetë në kubikë (jo e tymosur) • 1 lugë gjalpë • 1-2 gjethe dafine – mund të mos e përdorni, nëse nuk ju pëlqen • 3 lugë vaj ulliri • kripë, piper.

Përgatitja:
Mishin e shpojmë me majën e thikës në disa vende dhe te çdo e çarë, fusim një copë pançetë. E lyejmë me pak kripë e piper në të gjitha anët dhe e lidhim për së gjeri e për së gjati me spango kuzhine që të mos humbë formën gjatë gatimit.
Në një tigan të madh që mund të nxërë mishin për gjithë gjatësinë e tij, ngrohim gjalpin me vajin. Skuqim mishin për pak minuta, duke e rrotulluar me lugë që të krijojë kore nga të gjitha anët. Mjaftojnë 6-7 minuta, pasi e skuqim me flakë të lartë.
Hedhim qumështin bashkë me gjethet e dafinës, i vëmë kapakun dhe e lëmë në flakë të ulët për 60-70 minuta, por duke e rrotulluar herë pas here dhe nëse është nevoja, shtojmë qumësht. Bëjmë provën me majën e një thike dhe nëse nga mishi nuk del lëng rozë, ai është gati. Fikim zjarrin, heqim gjethen e dafinës, heqim mishin dhe e mbështjellim me letër alumini, ndërsa lëngun që ka mbetur, e vëmë në zjarr që të trashet ose nëse dëshironi mund të tresni 1-2 lugë të vogla niseshte dhe t’i përzieni me lëngun që ky të trashet më shumë.
Heqim spangon dhe e presim mishin në feta. E shoqërojmë me karota ose patate të furrës, ose sipas dëshirës./javanews/
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?