Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje, derisa kjo parti nuk i nënshtrohet reformimit nga brenda.
Në RTV Dukagjini, Krasniqi ka nënvizuar se ekzistojnë dallime ideologjike ndërmjet këtyre dy subjekteve politike.

“Nuk mundet me pas një bashkëunim mes PDK—VV derisa nuk ndryshojnë sa i përket ideologjisë, nuk e shohim të lehtë as bashkëpunimin me ta në opozitë. Fillimisht duhet të reformohet VV-ja, e pastaj mund të bisedohet me ta”, tha Krasniqi.
Krasniqi po ashtu ka kritikuar qeverinë në detyrë për gjendjen në veri të vendit, për të cilën pjesë të Kosovës ka thënë se është nën menaxhimin e strukturave të Vuçiqit.
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...