Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka akuzuar partitë tjera se janë bashkuar rreth presidentit Hashim Thaçi sa herë që ky i fundi ka nevojë.
Duke iu referuar takimit të sotëm konsultativ me presidentin Thaçi, Arbërie Nagavci shkruan në Twitter se sa më shumë që të korruptuarit bëhen bashkë, aq më shumë qytetarët bëhen me Lëvizjen Vetëvendosje.
“U bënë bashkë, edhe një herë. U bënë bashkë për të zhbërë vullnetin e qytetarëve për ndryshime. #LDK, ashtu si e bënë Thaçin president, ashtu do t’i rrinë gati sa herë që ai të ketë nevojë. E sa më shumë që të korruptuarit bëhen bashkë, aq më shumë qytetarët bëhen me LV”, ka shkruar ajo.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...