Albulena Haxhiu, përfaqësuesja e Lëvizjes Vetëvendosje takimin e thirrur nga presidenti Thaçi ka thënë e ka quajtur shkelje Kushtetute.
“Është shkelje Kushtetute ky takim”.
Kështu ka thënë në një letër të cilën e ka lexuar e dërguara e Kurtit në takimin mes Presidentit dhe liderëve politikë.
“Bazuar në rolin ju nuk keni të drejt të thoni se kemi refuzuar për të dhënë emrin e mandatarit. Më keqardhje konstatojmë se ende nuk jeni përgjigjur se në çfarë neni po thirreni. Cilën pikë të nenit 95 po i referoheni. Nuk mund të ketë qeveri më legjitimitet të plot pa shkuar në zgjedhje. Më 6 tetor qytetaret kanë vendosur dhe ju nuk mund të anashkaloni partin e parë. Edhe njëherë ju bëjmë ftesë ti kryeni detyrat e juaja vetëm si president. Ju këshilloj të respektoni Kushtetutën dhe mos të thirrni takime të tilla”, deklaroi Haxhiu./arbresh.info/
Palestra e Chicago Bulls kthehet në arenë shqiptare me “Xham...
Qeveria e risjell për miratim projektligjin për produktet ba...
Qeveria miraton projektligjin për sigurime shëndetësore në K...
Qeveria miraton Projektligjin për lehtësimin e rikthimit të ...
Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së n...
Shkatërrohet një laborator droge në Prizren, dy të dyshuar n...