Borussia e Dortmundit ka gjetur një zgjidhje ideale për të mos shkurtuar pagat e punonjësve të dyqaneve të klubit apo të shërbimit të kateringut në klubin verdhezi.
Klubi gjerman lajmëroi se një pjesë e stafit të tyre përkohësisht do të punojnë në rrjetin e supermarketeve “Rewe” deri në rifillimin e Bundesligës, që aktualisht është shtyrë për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Stafi,që është përfshirë në punën pranë rrjeteve të supermarketeve, përbëhet kryesisht nga punëtorë me kohë të pjesshme.
Ata njëkohësisht i vijne në ndihmë dhe vetë firmës “Rewe” në një periudhë të vështirë ku kërkohet rritje e numrit të stafit nëpër supermarkete, që kanë patur një volum të jashtëzakonshëm pune për shkak të rritjes së blerjeve nga ana e njerëzve gjatë javëve të fundit.
Vetë menaxheri i një prej rrjeteve të “Rewe”, Marcus Ewers, ku janë punësuar disa prej punëtorëve të klubit të Borussias së Dortmundit, e cilësoi këtë si një lëvizje të zgjuar nga e të gjitha palëve të përfshira në markete dhe i cilësoi punëtorët e klubit verdhezi si shumë të kualifikuar për detyrat që u janë shpërndarë në punën e re. /SS/
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...