Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të nënshkruajë urdhër ekzekutiv për të pezulluar përkohësisht emigracionin në SHBA për shkak të koronavirusit.
Në Twitter ai ka cituar “sulmin nga armiku i padukshëm”, sikurse e quan ai virusin, dhe nevojë për të mbrojtur punët e amerikanëve, por nuk ka dhënë detaje, transmeton portali arbresh.info.
Nuk është e qartë se cilat programe do të preken dhe nëse presidenti do të jetë në gjendje ta implementojë urdhrin.
Kritikët thonë se qeveria është duke e përdorur pandeminë për të goditur imigracionin.
Imigracioni tradicionalisht ka qenë në fushatë të fuqishme e Trumpit, por është zmbrapsur gjatë pandemisë dhe në vazhdën e zgjedhjeve të nëntorit.
Njoftimi i zotit Trump vonë të hënën erdhi ndërsa Shtëpia e Bardhë argumentoi se më e keqja e pandemisë kishte mbaruar dhe vendi mund të fillonte rihapjen. Kufizimet në lëvizjen e njerëzve, të zbatuara nga shumë shtete për të frenuar përhapjen e virusit, kanë paralizuar pjesë të ekonomisë./arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...