Atetico Madrid i ka ofruar kontratë të re mesfushorit, Thomas Partey në mënyrë që ky i fundit të refuzojë Arsenal-in.
Trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta dëshiron të transferojë mesfushorë kreativ në “Emirates” dhe Partey i prinë listës, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se Arsenal është në kontakte që dy muaj me agjentin e Partey, për një transferim të mundshëm gjatë verës.

Sipas Guardian, Atletico për të mos e lejuar këtë transferim i ka ofruar kontratë të re lojtarit, kontratë në të cilën pagesa e këtij të fundit do dyfishohet, ndërsa klauzola e tij do bëhet 100 milionë euro.
Partey momentalisht fiton 65 mijë euro në javë dhe me kontratën e re do të fitojë 130 mijë euro, pagesa e cila do ta bëjë lojtarin më të paguar në klub.
Kontrata momentale i skadon pas tri vite./arbresh.info.
Kuba goditet nga tërmeti më i fortë në gati 150 vjet
Mbi 19% e votave të numëruara: Kjo është pesëshja më e votua...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Temperatura deri në 29°C, parashikimi i motit për nesër
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas