”Besa për Kosovën” Diaspora në ndihmë atdheut gjatë Covid-19”, ka shpërndar 200 pako me produkte ushqimore dhe higjienike në komunën e Vushtrrisë.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se kjo fushatë do të ju vijë në ndihmë komunave te ndryshme të Kosovës të cilat janë në gjendje të rëndë gjatë kësaj kohe, duke ju shpërndarë pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë të higjenës.
“Falendëroj sot fundacion “Besa për Kosoën” për ndihmë në qytetin e Vushtrisë kanë me u shpërnda 200 pako për familjet në nevoj sot sikur edhe më heret diaspora jonë, mergata jonë edhe këtë here janë duke e mbështetë vendin tonë, dhe të gjitha këto pako do t’i dërgojmë në familje me listë. Dhe ajo që duhet të theksoj është se të gjithë përberesit qe gjenden në pako janë prodhime vendore, dhe do të vazhdojmë edhe në komuna të tjera.”, tha ai.
Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesëve tha se, tha se në cdo cent të diasporës do jemi transparent.
“E kemi mirëprit këtë nga ky fondacion dhe ne jemi zotu që në cdo cent të diasporës do të jemi transparent”, ka thënë ai.
Sihana Bejtullahu nga Organizata Germin tha se të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë, mund të lajmërohen në facebook, “Besa për Kosovën”.
“Ne do të vazhdojm edhe në Komuna të tjera, pasi që kjo situatë nuk e dimë se sa do te zgjasë. Por të gjithë ata që dëshrojnë të ndihmojnë le të futen në facebook, Besa për Kosovën”, tha ajo./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/537209666973813/

Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...