Fshati Pjetërshticë i Komunës së Shtimes është do të futet në karantinë
Këtë e bëri të ditur me anë të një njoftimi Komuna e Shtimes, ku thuhet se pasi rezultuan pozitiv 9 banorë nga Pjetërshtica dhe 1 nga fshati Vojnoc, sot është thirrur mbledhja urgjente e Shtabit Emergjent të Shtimes për të marrë masat dhe përgjigjen ndaj kësaj situate.
“Kryetari i Komunës, Naim Ismajli komunikoi para të pranishmëve Vendimin e miratuar nga Ministria, IKShPK dhe Komuna e Shtimes për të karantinuar fshatin Pjetërshticë”.
“Banorët nuk duhet të ndihen të shqetësuar me marrjen e vendimit, mirëpo këtë duhet ta konsiderojnë si mbrojtje ndaj shëndetit të tyre” tha kryetari Ismajli. Po ashtu ai përmendi edhe shtroi kërkesën për identifikimin dhe marrjen e sa më shumë mostrave nga fshatrat që kanë rezultuar pozitiv”, thuhet në këtë njoftim.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...