Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë se masat aktuale janë de facto të gjendjes së jashtëzakonshme.
“Mos shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, konfliktet personale mes liderëve kanë ndikuar që kriza me këtë pandemi të mos menaxhohet si duhet, de fakto janë masa të gjendjes së jashtëzakonshme, dhe Qeveria mori këto masa pa mandat dhe kompetencë”, thotë Miftaraj në një intervistë për arbresh.info.
Sipas tij, masat janë të domosdoshme, por institucionet qeverisëse nuk kanë marrë për bazë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Këto masa aktuale bien ndesh me Kushtetutën e Kosovës. Qeveria duhet ta ketë të qartë se kufizimi në një orë e gjysmë e pa përcaktuar me ligj është në kundërshtim me kornizën ligjore dhe në kundërshtim me të drejtat dhe liritë e njeriut.”/A.Begolli/arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...