Ishujt Kuk në rajonin e Paqësorit u vetëdeklaruan si zonë e pastër nga COVID-19, një nga vendet e para në botë që e bëri këtë, pasi të gjitha testet e kryera, rezultuan negative.
“Me asnjë rast të regjistruar me koronavirus dhe me teste që rezultuan negative, kryeministri, Henry Puna deklaroi ishujt Kuk zonë të pastër nga COVID-19″, informoi një zëdhenës i zyrës së kryeministrit.
Ishujt Kuk që lidhen me Zelandën e Re, janë një shtet ishullor i vetëqeverisur në Paqësorin e Jugut, rreth 3 200 kilometra larg nga Uellington, ku numërohen 15 ishuj dhe 17 000 banorë.
Javën e fundit të marsit qeveria vendosi kufizime, pasi Zelanda e Re filloi raportimin e dhjetërave raste me koronavirus, duke anuluar të gjitha grumbullimet në kisha dhe duke i kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi Kurti u pyet ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz