Sipas një studimi të Universitetit të Stanfordit në Shtetet e Bashkuara, numri i të infektuarve me koronavirus mund të jetë deri në 80 herë më i lartë se shifra zyrtare në një rajon të Kalifornisë.
Në studimin e publikuar të premten u testuan mostrat e 3,330 personave në Santa Clara të Kalifornisë. Përmes këtij studimi u zbulua se virusi mund të jetë 50 deri 80 herë më i përhapur sesa që tregojnë të dhënat zyrtare.
Ky studim është i pari i një shkalle kaq të gjerë dhe ende nuk është vlerësuar nga hulumtuesit e tjerë. Ai u krye përmes identifikimit të antitrupave në individët e shëndoshë përmes shpimit të gishtit, për të zbuluar nëse këta persona ishin infektuar ose shëruar nga koronavirusi më parë pa e ditur, shkruan “The Guardian”.
Në kohën e studimit, Santa Clara i kishte 1,094 raste të infektimeve dhe 50 viktima të Covid-19. Megjithatë, bazuar në shkallën e njerëzve që kishin antitrupa në organizëm, ka gjasë që 48 mijë deri 81 mijë njerëz të jenë infektuar deri në fillimt të prillit, shifër 50 deri 80 herë më e madhe se numri zyrtar i të prekurve.
Këto rezultate lënë të kuptohet se koronavirusi gjithashtu mund të jetë shumë më pak vdekjeprurës sesa është menduar më parë. Deri të martën, shkalla e vdekshmërisë në Shtetet e Bashkuara ishte 4.1 për qind, ndërsa hulumtuesit e këtij universiteti thanë se gjetjet e tyre tregojnë që kjo shkallë është vetëm 0.2 për qind.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...