Rreth 50 mijë punonjës të anijeve të lundrimit kanë mbetur të mbërthyer në det, në mes të pandemisë së koronavirusit dhe nuk mund të jenë në gjendje që të lënë anijet e tyre edhe për një muaj.
Mediat amerikane raportojnë se ata nuk kanë shkelur në Tokë që nga muaji janar, transmeton portal arbresh.info
Përderisa shumë vëmendje u është kushtuar gjendjes së udhëtarëve nëpër anijet e lundrimit, anëtarët e ekuipazhit thonë se ata janë lënë pas dore.

Sipas Washington Post, afro 100 anije lundrimi kanë ende ekuipazhin e tyre në bord.
24 prej këtyre anijeve kanë konfirmuar ose dyshohet për raste të Covid-19 midis anëtarëve të ekuipazhit.
“Si qytetar amerikan duhet të kem lirinë të shkoj në shtëpi”, tha Matt Gordon, një interpretues i anijeve të lundrimit të bllokuar në bordin e Volendam Holland America.
Gordon ka theksuar se që muaji janar ata nuk kanë shkelur në Tokë dhe mund të kalojnë edhe një muaj në det, derisa të marrin leje për të shkuar nëpër shtëpitë e tyre.
Një pjesë e madhe e anijëve të lundrimit që vizitojnë shumë vende të botës, kanë anuluar udhëtimet e tyre për vitin 2020./arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...