Pasi qeveria vendosi urdhrin që të gjithë shtetasit shqiptar të cilët do të hyjnë në vendin tonë nëpërmjet pikave doganore duhet të karantinohen në hotele dhe të paguajnë vet qëndrimin, në pikën e kalimit kufitar të Morinës kanë hyrë 12 shtetas.
Ata tashmë ndodhen në dy hotele pranë kësaj dogane, ndërkaq po përgatitet edhe një hotel i tretë.
Por ky urdhër i qeverisë që të gjithë ata që hyjnë në vendin tonë duhet të karantinohen dhe ta paguajnë vet hotelin duket se i ka stepur qytetarët shqiptarë.
Prej dy ditësh në këtë pikë doganore, atë të Morinës, nuk ka hyrë askush nga Kosova drejt Shqipërisë.
Që prej mbylljes së kufinjëve për shkak të pandemisë së Covid-19 në vendin tonë, në pikën e kalimit kufitar të Morinës kanë hyrë një numër i konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë, të cilët ishin punëtorë sezonalë në Kosovë. Me rregullat e atëhershme ata duhet të vetkarantinoheshin në shtëpitë e tyre.
Fillimisht në këtë pikë doganore u lejuan të kalonin nga Shqipëria drejt Kosovës kamionët e transportit dhe furgonat e mallrave. Megjithatë prej një jave Kosova ka ndaluar që nga Shqipëria drejt tyre të hyjnë furgonet e mallrave. Lejohet të kalojnë vetëm kamionët e tonazhit të rëndë./TCH
Mbi 90% e votave të numruara, ky është rezultati
“Duhet një NATO më e fortë brenda Evropës” – Kancelari Fried...
PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më...
MASHTI: Nuk kemi njoftim zyrtar për aktakuzë
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...