Për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë, Hungaria do të dhurojë 100.000 maska dhe 5000 kostume mbrojtëse mjekësore, me qëllim forcimin e kapaciteteve të sistemit shëndetësor në vend dhe përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19.
Lajmi u bë i ditur gjatë një takim mes ministrit të jashtëm shqiptar Gent Cakaj dhe homologut hungarez Péter Szijjártó.
Në një takim, i cili u zhvillua në rrethana të jashtëzakonshme, për shkak të COVID, homologët ndanë bindjen se vendimi i BE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë, megjithëse i vonuar, ishte i duhuri.
“Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në të gjitha fushat kryesore të identifikuara në Përfundimet e Këshillit të Qershorit 2018”- u shpreh Cakaj në fjalën e mbajtur.
Homologët, gjatë diskutimit, u ndalën edhe tek Komisioni i Përbashkët Ekonomik Shqipëri-Hungari, i cili pritet të zhvillohet sapo situata të jetë më e favorshme, si një incentivë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve./oranews
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...