Në një dalje live për publikun dhe gazetarët, kreu i Opozitës, Lulzim Basha bëri sërish apel për rritjen e testimeve.
Ai tha se testimi duhet të kthehet në një prioritet absolut, dhe sipas tij, kësaj kërkese i janë bashkuar edhe zëra brenda mazhorancës.
Basha: Kemi raste të reja dhe zgjerim të hartës së të infektuarve në Mallakastër dhe Kukës. Kjo sjell nevojën që të ndryshohet strategjia dhe të rritet testimi, sidomos testimi i mjekëve, dhe pastaj i policisë, forcave të armatosura dhe gjithë atyre që punojnë në shërbim të tregtisë. Testimi do të na japë shifra të sakta dhe përmasat e vërteta të infeksioni që ta përballojmë situatën në vazhdim.
Testimi duhet të kthehet në një prioritet absolut. Kërkesës sonë për testime i janë bashkuar edhe zëra brenda mazhorancës. Qëndrimi ynë nuk ka pasur vëmendjen e duhur nga ana e qeverisë. Nëse vazhdohet kështu, do të jetë e vështirë që t’i jepet fund qëndrimit në shtëpi. Është e pamundur që të mbahen njerëzit në shtëpi pa një plan dhe pa testimi. Testimet janë më të ultat në rajon.
Nëse lejojmë infektimin e mjekëve dhe infermierëve, jo vetëm shtojmë rrezikun e një infektimi masiv përmes tyre, por dobësojmë vijën mbrojtëse mes pandemisë dhe qytetarëve. Pushteti vendor në këtë situatë ka qenë dhe është jashtë loje. Ne propozojnë që të normohet bashkëpunimi i pushteti vendor që të bëhet gjurmimi dhe identifikimi i rasteve. Proces pa të cilin dalja në karantina do të jetë e pamundur dhe e rrezikshme. Dua të përsëris edhe një herë thirrjen për pajisjet mbrojtëse për personelin shëndetësor. Këto pajisje nuk duhet të mungojnë në çdo qendër shëndetësore. /Ora News
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...