Fatmirësisht ka rezultuar pa pasojë për jetën një aksident në Valias të Kamzës ku e përfshirë ka qenë edhe patrulla e policisë, e cila ka aksidentuar një fëmijë.
I mituri me inicialet K.B është nën kujdesin e mjekeve, ndërsa po trajtohet në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Nga hetimi ka rezultuar se efektivi i policisë nuk ka qenë i dehur sipas testit të alkoolit me drager por shpejtësia dhe pakujdesia kanë shkaktuar aksidentin.
I mituri K.B është dërguar në spital me makinën e policisë ndërsa për disa orë efektivi T.Gjonpalaj është shoqëruar në komisariat dhe është proceduar në gjendje të lirë për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Shqiptarja.com mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19 të pasdites së 13 Prillit 2020 teksa Gjonpalaj ka qenë në patrullim në zonën e Valiasit, ndërsa aksidenti është shënuar në rrugën ”Përjetësia”.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...