“Nëse nuk do të kishte debate, atëherë nuk kishte arsye të bëhej mbledhja”, deklaroi kreu i qeverisë, Edi Rama, lidhur me atë që ka ndodhur mbrëmë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, dhe nëse ka patur apo jo debate me kryedemokratin Basha.
“Po të mos kishte debate pse u bë mbledhja, nuk u mblodhëm për të parë në sy e të buzëqeshnim, por për të diskutuar, shkëmbyer opinone që nuk janë të njëjta në aspekte të ndryshme, por nuk është e rëndësishme sa shumë biem dakord, por cilësia e debatit dhe mënyra edhe se si kur nuk biem dakord bën diferencën. Sikur toni dhe shkëmbimi i mendimeve dhe pozicionimi i kundërt i natyrshëm do të ishte në jetën populitie publike njësoj si në dy mbledhjet e Këshillit te Sigurise, politika do të ishte shumë e kuptueshme, pranueshme, besueshme për njerëzit”, u shpreh kryeministri./TCH
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...