Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, përmes një video-mesazhi drejtuar qytetarëve ka thënë se është i shqetësuar se në kohën e pandemisë së coronavirusit është rritur edhe dhuna në familje.
Kurti ka thënë se dhuna është e papranueshme dhe e dënueshme.
“Si drejtues të institucioneve jemi të shqetësuar se me situatën e vetizolimit për shkak të pandemisë së coronavirusit është rritur edhe dhuna në familje. Dhuna asnjëherë nuk ka arsyetim. Për ne është e papranueshme dhe e dënueshme. Qeveria jonë e ka rritur buxhetin e strehimoreve për të mbijetuarat e dhunës në vlerën prej 900 mijë euro. Jemi duke parë format për shtimin e fondeve të programeve kundër dhunës në familje, çfarëdo forme që merr ajo: fizike, psikike apo seksuale”, ka thënë Kurti në video-mesazhin drejtuar qytetarëve, përcjell Telegrafi.
Më tej, Kurti ka pohuar se çdo rast i dhunës duhet të raportohet dhe institucionet përgjegjëse duhet të rrisin reagimin në trajtimin e rasteve.
“S’është kollaj kur të jetosh do të thotë veçse të banosh i mbyllur, në hapësirë të kufizuar në stinën e bukur të pranverës. Në këtë kohë qëndrimi në shtëpi na shpëton nga virusi, por dhuna nuk guxon të izolohet si çështje private brenda shtëpive. Ajo duhet të raportohet e institucionet përgjegjëse të rrisin reagimin në trajtimin e rasteve. Çdo rast i dhunës është rast urgjent. Virusi nuk mund ta shtyjë për më vonë ndalimin dhe dënimin e dhunës. Prandaj, rrini në shtëpi, rrini të pastër, rrini në distancë, mbështetni njëri-tjetrin dhe ndani punët bashkë”, thotë Kurti.
Ndryshe dje Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm në tre mujorin e parë të vitit 2020 janë raportuar 481 raste të dhunës në familje.
https://www.facebook.com/albini2017/videos/962801187450246/
Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit
Autobusi me 40 student bie në humnerë në Kolumbi, 16 të vdek...
“E kam vërejt që është ftohë”, Edi dhe Dolce drejt ndarjes?
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...