Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar sot heronjtë e betejës së Maznikut, Shkëlzen Haradinajn, Hasim Halilajn dhe Luan e Fatmir Nimanajn.
Thaçi në një postim në Facebook shkruan se heroizmi i tyre në luftën për çlirimin e Kosovës motivoi me mijëra luftëtarë të rinj që t’i bashkohen radhëve të luftëtarëve të lirisë gjithandej Kosovë.
“Sot kujtojmë heronjtë e betejës së Maznikut, Shkëlzen Haradinajn, Hasim Halilajn dhe Luan e Fatmir Nimanajn. Heroizmi i tyre në luftën për çlirimin e Kosovës motivoi me mijëra luftëtarë të rinj që t’i bashkohen radhëve të luftëtarëve të lirisë gjithandej Kosovës. I përjetshëm është kujtimi për të gjithë dëshmorët dhe heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë”, shkruan Thaçi.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3668334336570232
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit
Aksident në dalje të Prizrenit, cisterna e naftës del nga rr...
Guterres: Ka shanse të mëdha që të rifillojnë bisedimet SHBA...
Rubio: Bisedimet Izrael-Liban, një mundësi historike
Çështja e presidentit, Joseph: Kurti të tregojë përgjegjësi ...